Kjo është shuma që arkëtoi sonte Gjilani pas fitores historike në Ligën e Evropës

Gjilani ka arkëtuar një shumë të majme parash pas fitores ndaj Tre Pennes në Ligën e Evropës.

Gjilani ka debutuar në garat ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për herë të parë, skuadra nga Anamarova është paraqitur sonte në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Djelmoshat e Gentjan Mezanit e kanë nisur me fitore aventurën evropiane duke mposhtur Tre Pennen me rezultat, 1:3.

Me fitoren e sotme, Gjilani që për president ka Florim Zukën ka arkëtuar 220 mijë euro.

Gjithashtu, Gjilani kishte arkëtuar 30 mijë euro nga Federata e Futbollit të Kosovës si nënkampion si dhe 220 mijë euro për pjesëmarrje në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Në raundin e radhës, nënkampioni i Kosovës do të ketë punë me APOEL Nicosian e Qipros.

Kujtojmë se APOL-i vite më parë ka marrë pjesë edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida mes Gjilanit dhe APOL-it do të luhet në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 27 gusht.