Kjo komunë ka lëshuar parkingun e saj veturave të mërgimtarëve

Bali Muharremaj ka vendosur që parkingu i Komunës së Suharekës të lëshohet për veturat e mërgimtarëve për një muaj.

Ky urdhër do të vlejë deri me datën 20 janar, kohën kur pritet të jetë fluksi më i madh i mërgimtarëve.

“Deri më 20.01.2020, parkingu në oborrin e komunës do të jet i shfrytëzueshëm për mërgimtarët tanë, të cilët do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre administrative.

Ne jemi në dispozicion si institucione që t’i ofrojmë shërbimet brenda kornizave ligjore” shkruan Muharremaj në njoftim.