Kjo lëvizje me top të lë pa mend, shikoni se si futbollisti i Kekut kalon kundërshtarët

Një lëvizje të bukur me top sikurse të ishte në Premierligë apo në ligat e tjera të mëdha, u bë në Kosovë nga Almi Klinaku.

Futbollisti i Kekut, Almi Klinaku në një ndeshje të juniorëve në Superligën e Kosovës na dhuroi një lëvizje fantastike me top, ku i la të shtangur dy futbollistë të Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Duke vrapuar me topin, Klinaku bëri një lëvizje të bukur para kundërshtarëve të tij, ku të dy mbetën të “bllokuar” nga lëvizja e Almi Klinakut.

Video e Klinakut u bë virale në tërë botën, pasi edhe shumë faqe të mëdha të sportit në botë e postuan atë.

Më poshtë mund ta shikoni momentin në video: