Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Kosova ka mësuar kundërshtarët për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve që do të filloj nga muaji shtator.

Pas suksesit historik në sezonin e parë, Dardanët janë gati për të përsëritur për herë të dytë, kësaj radhe me kundërshtar më të fortë.

Pas shortit, Kosova është rreshtuar në grupin 3 të Ligës C së bashku me Moldavinë, Sloveninë dhe Greqia.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.