Krasniqi: Ajo që kishim paralajmëruar edhe ndodhi, Kosova humbi njohjen, fitoi Asociacionin

Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai thotë se Kosova humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin. Ai thotë se këtë PDK e kishte paralajmëruar.

“Ajo që kishim paralajmëruar edhe ndodhi. Kushtet dhe qëndrimet u shkrinë para interesave personale dhe ambicieve për pushtet të Kryeministrit Kurti. Kosova humbi njohjen dhe fitoi asociacionin. Duhet thënë zëshëm dhe qartë: tashmë është edhe zyrtarisht evidente se propozimi evropian nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, si kriter kryesor për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe hapjen e perspektivës evropiane për shtetit tonë”, tha ai.

Krasniqi thotë se tashmë nuk flitet për njohjen e pesëshes së BE-së dhe anëtarësimin eventual në NATO.