Kurti për Mini-Shengenin: Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim, jo konfrontim!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka komentuar Samitin e Mini-Shengenit në Tiranë, në të cilin Kosova refuzoi pjesëmarrjen.

Kurti ka thënë se rruga Beograd-Tiranë kalon nëpërmjet Prishtinës, ndërsa shton se bashkëpunimi është mëse i nevojshëm, njofton Klan Kosova.

”Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”.