Libri i ushtarit të UÇK-së përkthehet në gjuhën gjermane

Libri “Frymë Lufte” i autorit Roland Bartetzko, i cili flet për kujtimet e luftës të vet autorit, tashmë është përkthyer edhe në gjuhën gjermane.

Pas përkthimit edhe në gjuhën shqipe, sipas autorit, kërkesat e lexuesve ishin që kjo vepër të vinte edhe në gjuhën gjermane.

Roland Bartetzko, me nofkën e luftës “Shabani”, është një ish-ushtar i Ushtrisë Gjermane, i cili gjatë viteve të 90-ta iu bashkua ushtrisë kroate e më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte i angazhuar në Zonën Operative të Shalës, në Njësinë Speciale, të cilën e udhëhiqte komandant Bekim Shyti.

Image

Image

Bartezko ka publikuar kujtimet e luftës, kujtime për kohërat e rrezikshme, vdekjeprurëse, por nga një herë edhe komike.

Image result for roland bartetzko ushtari

Libri fillimisht ishte në gjuhën angleze, pastaj u përkthye në gjuhën shqipe ndërsa tash në fund edhe në gjuhën gjermane dhe  mund të blihet nëpërmjet “Amazon”.

“Frymë lufte” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë në kulmin e luftës së Bosnjës dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre.

Në mes të faqeve mësojmë, jo vetëm për luftimet që ndodhën, por për atë që ndoshta edhe më interesante, për personat e ndryshëm të përfshirë, shpresat dhe shqetësimet e tyre: civilë, refugjatë, fëmijë, gazetarë, kriminelë dhe nganjëherë njerëz të çmendur.

Ka histori rreth vdekjes dhe gjërave të këqija që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, por edhe tregime qesharake dhe zemërgjera të njerëzve me guxim të vërtetë që rezistojnë dhe luftojnë për një kauzë të drejtë.

Ndryshe nga shumë kujtime të tjera rreth luftës në Kosovë, autori nuk paraqet një imazh heroik të vetes dhe të “vëllezërve të tij në luftë”: Ata ndonjëherë janë të frikësuar, bëjnë një tone gabimesh dhe gjërat nuk përfundojnë gjithmonë mirë.