Marashi: Sot ishte një ditë e veçantë për Kosovën

Komandanti i dikurshëm i Batalionit të katërt, i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ZO e Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pren Marashi përmes një statusi në facebook ka reaguar rreth dy ngjarjeve që ishin sot, ku ishin pjesëmarrës Mimoza Kusari Lila dhe Albin Kurti, duke i quajtur si si me ironi një ditë e veçantë për Kosovën e duke i treguar me dy fotografi, shkruan fokusi.info.

Statusi i plotë:

Sot ishte një ditë e veçantë për Kosovën,parada “krenarisë” me të cilën krenohen ata që ndihen krenar, dhe një ceremoni tjetër e ndarjes së medaljeve për EULEX-in i cili e drejton luftën kundër UÇK-së,”krenohuni” me parimet joparimore !