Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në vend janë edhe 1 mijë e 464 raste aktive me koronavirus, teksa gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 52 raste pozitive.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 pacientë, përcjell Klankosova.tv.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.