Muharremaj e konfirmon vdekjen e një personi nga Suhareka, tregon se nga cili fshat është

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka konfirmuar vdekjen e një personi nga koronavirusi.

I pari i komunës në një linjë direkte për RTK-në ka bërë të ditur se viktima është një 69 vjeçar nga fshati Semetisht.

“Jam informuar nga familja Bytyqi. Viktima është nga fshati Semetisht. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit.

Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes. Kaq mund të themi tani” ka thënë Muharremaj.