Nagavci – SBASHK-ut: S’mund t’i mbyllni shkollat, aty mund të qëndrojnë nxënësit dhe prindërit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë “askush nuk mund t’i mbyllë shkollat”.

“Mësimdhënësit që janë përcaktuar për grevë nuk mund t’i mbyllin shkollat publike”, u shpreh ajo.

Sipas Nagavcit, në shkollat publike mund të qëndrojnë fëmijët dhe prindërit.

Ajo iu ka sugjeruar prindërve që të shkojnë në shkolla e t’i marrin librat e fëmijëve.

Nuk është arritur marrëveshje në mes Qeverisë dhe Sindikatës për ndërprerjen e grevës.

Rrjedhimisht greva pritet të vazhdojë, pasi Rrahman Jasharaj pas takimit me Kurtin ka thënë se “do të mblidhet kryesia e Këshillit Grevist”, por shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar.