Ndërron jetë në QKUK personi që u aksidentua në Prizren

Ka ndërruar jetë të hënën në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty si pasojë e aksidentit të ndodhur më 06.10.2023 në Prizren.

Organet e rendit njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.