Në Kuçovë sot hapet baza ajrore e NATO-s, Rama publikon pamjet e “Bayraktarëve”

Sot në Kuçovë do të bëhet hapja e bazës së re ajrore të NATO-s.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i bronëve “Bayraktar”.

“Me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, thuhet në njoftimin e Ramës.