Pamje të rënda të të lënduarve, nga përleshja e policisë me banorët e Shtërpcës (foto)

Me dhunë dhe gaz lotsjellës është përcjellë protesta e banorëve të Bitisë së Poshtme të Shtërpcës, të martën pasdite.

Banorët u përballën me rezistencë të Njësitit special të Ferizajt kur aty u mblodhën për t’i kundërshtuar punimet që po vazhdojnë tash e sa kohë, për ndërtimin e hidrocentralit.

Protesta kaloi me përleshje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku ndër të të lënduarve pati edhe fëmijë.

Banorët e Bitisë së Shtërpcës, protestat e tyre i shtuan gjatë muajve të fundit, kur aty rinisën punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.