Rashica ia dhuron fanellën Xhakës edhe pse nuk u takuan në fushë

Milot Rashica ia ka dhuruar një fanellë të vetën Granit Xhakës, ani pse nuk u takua me të në fushën e lojën në humbjen e thellë 5:0 të Norwich City kundër Arsenalit të dielën në Premierligë.

Rashica mungoi në disfatën dërrmuese të Norwichit kundër Arsenalit për të cilin Xhaka luajti 90 minuta në “Carrow Road”.

25 vjeçari mungoi për shkak të një lëndimi muskulor në kofshe, të cilin e kishte pësuar në stërvitje me Norwichin më 2 dhjetor.

Vushtrriasi pritet të mungojë deri në fillim të janarit.

Rashica u takua me Xhakën pas ndeshjes dhe ia dhuroi përfaqësuesit të Zvicrës një fanellë të veten me numrin 17 te Norwichi.

Xhaka e shpërndau një fotografi të asaj fanelle në rrjetin social Instagram, duke e falënderuar ish-sulmuesin e Kosovës së Vushtrrisë.