Serbët kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe ministrit të brendshëm

Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës, pas një mbledhje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës, kanë dalë me tri propozime.

Këto janë propozimet:

1. Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj, nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit.

2. Lidhur me terrorin e së hënës, kërkojmë që të dënohen përgjegjësit. Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje.

3. Thirrje KFOR-it e EULEX-it që të punojnë në sigurinë e serbëve, sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës./Express