Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Biletat për ndeshjen që do të luhet më 9 shtator dolën në shitje sot në ora 13:00, ndërsa në më pak se 5 e gjysmë janë shitur të gjitha.

“Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, dhe fitorja e Kosovës është e domosdoshme për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim tutje.