Shqipëria nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Kazakistanit

Vetëm barazim për Shqipërinë në udhëtim te Kazakistani.

Shqipëria e kërkoi sonte fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Kazakistanit në Almati, por mori vetëm një pikë.

Kombëtarja kuqezi ishte mysafire e Kazakistanit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Almaty Ortalyk, në një ndeshje të xhiros së tretë në Grupin 4 të Ligës C, që nisi në orën 15:00.

Skuadrat krijuan raste, u munduan të bëjnë diçka më shumë për 90 minuta, por asnjëherë nuk e dërguan topin në portat kundërshtare, duke përfunduar kështu takimi 0-0.