Shqiptari e kalon not Niagarën e rrezikshme që të mos dëbohej nga Kanadaja, e “spiunon” një banor i zonës

Veprimet e rrezikshme të një të riu shqiptar kanë bërë jehonë në Amerikë. 27 vjeçari do të dëbohej nga Kanadaja prej autoriteteve, por në mënyrë që t’i shmangej rikthimit në Shqipëri, ai ka ndërmarrë një akt të rrezikshëm.

Robert Cutaj ka notuar përmes rrjedhës së poshtme të lumit të famshëm Niagara, në përpjekje për t’iu larguar autoriteteve. Por fati nuk ka qenë në kahun e të riut. Me të dalë nga lumi, ai i është afruar një banori të zonës dhe e ka pyetur ku ndodhej rruga për një lokal “Brickyard”. Qytetari ka treguar se ai mbante në shpinë një çantë kundra ujit dhe se më pas i është drejtuar pikërisht restorantit për të cilin kërkoi dhe direksione.

Kur policia ka shkuar në restorant pas njoftimit të banorit të zonës, e ka gjetur shqiptarin të ulur në tavolinë. Ai u tregoi autoriteteve se nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe se do të dëbohej sërish në vendnlindje. Ai u ndalua nga Policia Kufitare, ndërsa pritet të rikthehet drejt Shqipërisë.