Sinan Vllasaliu publikon këngën e re “Imazh”

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka publikuar projektin e ri.

Vllasaliun nuk po e ndalon pandemia këngëtari ashtu siç kishte paralajmëruar ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan lajmi.net.

Ai projektin e ri e ka titulluar ‘Imazhi’ të cilën e ka plasuar vetëm në versionin ‘audio’.

Tekstin e këngës ia ka besuar Ghulos ndërsa për muzikën është përkujdesur Wirusi.Kujtojmë se kjo është kënga e dytë e Sinan Vllasaliut gjatë 2 muajve të fundit pas bashkëpunimit ‘Hallall e ke’ me Genc Prelvukajn.