Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë Veriore sot po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Në garë janë shtatë kandidatë për presidentë.

Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Stevço Jakimovski nga GROM, Biljana Vankovska e mbështetur nga e Majta, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni Vlen dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM.

Partitë shqiptare në këto zgjedhje garojnë me dy kandidatë.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Lini një Përgjigje