Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Një ngatërresë ka përfunduar me vrasje në tentativë në Prishtinë.

Dy persona janë therur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur mes tre të dyshuarve.

Me këtë rast njëri nga të dyshuarit e ka nxjerr armën e ftohtë dhe i ka therur dy të dyshuarit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i policisë

Prishtinë 30.12.2019 – 18:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, ku njëri nga të dyshuarit me thikë ka therur dy të dyshuarit tjerë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/