Vajza e Adem Jasharit lind fëmijë në ditën e Epopesë së UÇK-së

Pikërishtë në ditën kur kanë nisur aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, nga kjo familje vjen një lajm i mirë.

Magazina.al ka mësuar se sot kjo familje e madhe është shtuar edhe me një anëtar të ri.

Vajza e heroit legjendar Adem Jasharit, Marigona ka sjellur në jetë një fëmijë të shëndoshë.

Fëmija erdhi në jetë pikërisht ditën kur 20 vite më parë filloi sulmi mbi familjen Jashari, ku mbetën të vrarë më shumë se 50 anëtarë të familjes.