Vushtrria mëson kundërshtarin e barazhit

Klubi i futbollit, Malisheva do të duhet ta zhvillojë edhe një ndeshje për ta siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva luajti baraz pa gola ndaj Dukagjinit dhe mbetet në vendin e tetë me 48 pikë gjithsej.

Tani, ata do të duhet të luajnë ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit, shkruan Gazeta Express.

Vushtrria e mposhti dje Lirinë pas penalltive dhe fitoi të drejtën për të luajtur në ndeshjen që mund t’ia sigurojë rikthimin në elitë.

Ndeshja e barazhit mes Malishevës dhe Vushtrrisë do të zhvillohet më 28 maj në “Zahir Pajaziti”.