Zvicra – Spanja, formacionet e mundshme

Zvicra do të përballet me Spanjën në çerekfinale të “Euro 2020” nga ora 18:00.

Këto dy Kombëtare janë përballur gjithsej 22 herë, ku prej tyre Spanja ka 16 fitore, Zvicra një fitore dhe pesë herë këto Kombëtare janë ndarë baras.

Për Zvicrën mungesë e madhe do të jetë Granit Xhaka i cili do të mungojë shkaku i suspendimit të kartonëve. Spanja në anën tjetër ka skuadër të kompletuar dhe nuk ka mungesa.

Mirëpo, në rast të ndëshkimit, Zvicra do të jetë në gjysmëfinale pa: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär ndërsa tek Spanja, Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres