Zyrtare: Anulohet ndeshja e Europa League, shkak koronavirusi

Nëse për Champions League masat e marra në lidhje me Coronavirus-in nuk parashikojnë akoma anulimin e asnjë ndeshjeje, në Europa League ka ardhur anulimi i parë.

Ndeshja ndërmjet Basel-Frankfurt nuk do të zhvillohet.

“Policia e qytetit të Basel-it, – shkruhet në komunikatën për shtyp të Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë të Zvicrës, – ka vendosur të mos aprovojë zhvillimin e këtij takimi me qëllimin për të mbrojtur shëndetin e popullit dhe për të ndaluar përhapjen e Coronavirus-it dhe për të lehtësuar ngarkesën e stafit mjekësor të Basel-it’.

Sfida ishte e vlefshme për ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të Europa League dhe duhej të zhvillohej më 19 mars.