72 për qind e qytetarëve kosovarë rritjen e çmimit të rrymës e shohin si katastrofale

Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS me një mijë e 50 të anketuar, i cili u prezantua ekskluzivisht në emisionin Rubikon, mbi 72 për qind e qytetarëve të Kosovës shtrenjtimin e energjisë elektrike e shohin si katastrofale.

Ndërkaq 24. 3 për qind e tyre, këtë çështje e shohin si diçka normale.

3.2 për qind kanë refuzuar të përgjigjen./Klankosova.tv