Edhe zyrtarisht Mogherini ia dorëzon detyrën Borrellit

Federica Mogherini edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar mandatin e saj si shefe e politikës së Jashtme të BE-së, pasuesit të saj Joseph Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Mogherini ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që Bashkimi Evropian të jetë një partner i sigurtë, dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut.

“Mandati im përfundon pas 5 vitesh intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë BE-në një partner të rëndësishëm, një shtyllë të multilaterizmit, një mbrojtës të të drejtave të njeriut. Unë e lë zyrën time në duar të sigurta”, ka shkruajtur ajo.