Haradinaj njofton për anulimin e aktiviteteve të ‘Epopesë së Dukagjinit’ për shkak të covid-19

Kosova po përballet me rastet e reja të të infektuarve nga koronavirusi, transmeton Fokusi.info. 

Për shkak të rrezikut nga përhapja e këtij virusi, nuk po organizohen aktivitete publike në të cilat mblidhen shumë njerëz, ashtu siç është edhe “Epopeja e Dukagjinit”.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se do të anulohet ky aktivitet për shkak të rrezikut nga koronavirsi.

“Duke parë gjendjen në të cilen po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Virusi covid-19 është përhapur me shpejtësi nëpër botë ku ka përfshirë edhe Kosovën, madje dje është regjistruar edhe një i vdekur. /Fokusi.info/