Hoti për Ligjin e Tatimit: Do t’i bëjë lëmsh komunat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për ndyshim plotësimin e Ligjit të Tatimit në Pronë.

Ai thotë se ky projektligj do t’i bëjë lëmsh komunat, pasi sipas tij do të ketë ndikim negativ në të hyrat e komunave.

“Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave. Do t’i trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës”, ka shkruar Hoti.

“Kjo qasje është tepër e keqe. Një ndryshim kaq i madh po bëhet pa asnjë konsultim me komunat dhe bizneset, të cilat do të ndikohen negativisht jashtëzakonisht shumë. Kjo qasje ad-hoc tregon mungesën e seriozitetit dhe profesionalizmit në qeverisje. Dëm i madh për ekonominë. Këta qeveritarë sikur me qenë të interesuar të shkatërrojnë çdo gjë, e jo të ndërtojnë mbi atë që është ndërtuar deri më tani dhe të përmirësojnë lëshimet e të kaluarës”, ka shkruar ai.