Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet mot me vranësira dhe rrebeshe shiu, vende-vende edhe me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në perëndim të vendit, ndërsa nesër në Kosovë pritet mot më i freskët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot dhe nesër pritet të mbajë mot me zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën pritet përmirësim afatshkurtër i motit, megjithatë pasdite vonë dhe gjatë natës në të enjten në tërë rajonin priten reshje të reja shiu. Vende-vende priten reshje intensive dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten pritet stabilizim i motit, por do të jetë mjaft freskët, kurse për vikend na pret mot kryesisht stabil dhe relativisht i nxehtë./Meteoballkan