Tuchel: Më vjen keq që Messi nuk e mbaroi karrierën te Barcelona

Sulmuesi Lionel Messi ka kompletuar me sukses testet mjekësore te PSG.

Gjiganti francez ka arritur marrëveshje me argjentinasin që u largua nga Barcelona pas 21 viteve, për dy vite me opsion për një tjetër.

Lidhur me çështjen e Messit, ka folur edhe trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, që tha se është keq që nuk e mbaroi karrierën te Barcelona.

“Messi është i mirë për të gjitha skuadrat e botës. Më vjen keq që nuk e mbylli karrierën te Barcelona”.

“Messi dhe Barcelona ishin një. Si çdo trajner, trajneri i PSG-së do këtë një punë”, tha ai.

Ndërkohë, transferimi i Messit pritet të bëhet zyrtar nga PSG-ja pas pak orëve.