Formacionet zyrtare: Watford – Arsenal, rikthehet Xhaka

Watfordi dhe Arsenali do të përballen në “Vicarage Road” në kuadër të xhiros së 24 në Premierligë. Ndeshja fillon në ora 21:00.

Arsenali do të kërkojë fitore ndaj Watfordit që të kthehet në zonë ku dërgohet në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes nga Evertoni, Unai Emery kërkon që skuadra e tij të kthehet te fitorja, pasi tani gjendet në vendin e gjashtë me 63 pikë, tri më pak se Chelsea.

Pas mungesës në disa ndeshje, kthehet Granit Xhaka, i cili ka lënë prapa lëndimin.

Nga minuta e parë e nis këtë ndeshje edhe Shkodran Mustafi.

Formacionet zyrtare:

Watford: Foster, Janmaat, Cathcart, Kabasele, Masina, Femenia, Doucoure, Capoue, Hughes, Gray, Deeney.

Arsenal:  Leno, Mustafi, Koscielny, Mavropanos, Monreal, Torreira, Xhaka, Mkhitaryan, Ramsey, Iwobi, Aubameyang.